22:08 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pa famë dhe lekë, kështu dukej dikur Oriola Marashi

Sot nuk është vështirë të bëhesh ‘e famshme’ dhe të jesh në qendër të vëmendjes.

Mjafton të tregosh se bën jetë luksoze dhe mbi të gjitha t’i tregosh linjat trupore dhe ‘famën’ e ke të siguruar, pa marrë parasysh komentet, kritikat dhe thashethemet.

Pa ndonjë talent apo profesion, por duke u bërë pjesë e label-it OTR, duke pozuar përkrah reperëve, e duke postuar imazhe provokative, Oriola Marashi tani është një nga femrat më të komentuara shqiptare.

Përveç kësaj ajo shquhet edhe për bukuri e forma trupore, por jo gjithmonë ishte e tillë.

Para se ajo të bëhej e famshme, ishte njësoj si edhe të gjitha femrat e tjera, e thjeshtë, pa ndonjë stil të veçantë dhe jo edhe aq joshëse.

Këtë e tregojnë më së miri disa imazhe të gjetura në ‘arkivat’ e google.

Por, jo vetëm Oriola shumica e femrave që sot gëzojnë famë, para se të kishin lekë e operacione plastike, as që kanë rënë më sy./Indeksonline/