75 Mall Live Search
22:56 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pa fitore që nga viti 2016, Lituania ja bën sefte kundër Shqipërisë

Shqipëria sonte ka zhvilluar një nga ndeshjet më të dobëta në historinë e saj si kombëtare.

Vendasit u mposhtën me rezultat 0:1 nga Lituania, transmeton Indeksonline.

Goli për kombëtaren e Lituanisë erdhi në minutën e 51-të nga Kazlauskas, i cili shfrytëzoj për mrekulli një gabim të Klaus Gjasulës.

Kjo është fitorja e parë në një ndeshje zyrtare që nga viti 2016-të për kombëtaren e Lituanisë.

Hera e fundit kur Lituania kishte shënuar fitore në një ndeshje zyrtare ishte në 2016-tën kundër Maltës./Indeksonline/