75 Mall Live Search
11:33 / E Martë, 16 Mars 2021 / Blerim

Pa gruan dhe fëmijët s’shkon askund, Federer anulon Lojërat Olimpike?

Legjenda e sportit, Roger Federer, ka marrë një mesazh jo të mirë në lidhje me Lojërat Olimpike që do të mbahen në fund të korrikut.

Të hënën, Komiteti organizativ i lojërave olimpike “Tokio 2021”, mori vendimin se gjithçka do të zhvillohet pa praninë e tifozëve për shkak të rasteve të vazhdueshme të pandemisë, Covid-19, transmeton IndeksOnline.

Përveç tifozëve, sportistët pjesëmarrës nuk kanë të drejtë të marrin familjarët e tyre.

Kjo e ka prekur Roger Federerin, i cili mund t’i anulojë Lojërat Olimpike për shkak të gruas dhe fëmijëve të tij. Ai në çdo kompeticion pjesëmarrës e ka pasur gruan me vete.

“Blicku” shkruan se Federeri e kishte anuluar pjesëmarrjen në “Australian Open”, për shkak që s’mundi ta merrte gruan.

Kujtojmë se lojërat olimpike “Tokio 2021” do të fillojnë nga 23 korriku deri më 8 gusht./IndeksOnline/