75 Mall Live Search
23:51 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Pa humbur kohë, modifikohet Mercedes-AMG G63 i ri

Gjenerata e re Mercedes-AMG G63 ka mirëpritur tashmë punën e saj të parë modifikuese, vetëm pak ditë para prezantimit zyrtarë.

Kjo është bërë e mundur nga Lumma Design, ndërsa modifikimet përfshijnë një trup të gjerë me disqe të mëdha, që rrisin gjerësinë e AMG G-Class për 40mm në cdo anë, mbrojtësit anësorë të rinj, pragjet, spoiler të pasmë mbi cati etj, të gjitha të bëra nga fibra karboni.

Materiali i lehtë është përdorur edhe në kapakët e pasqyreve, në dorezat e dyerve dhe në mbulesat anësore, transmeton IndeksOnline.

Brendësia e AMG G63 të ri nga Lumma përfshin punë qepje ri-trim. Në këtë rast, paraqitjet zyrtare zbulojnë një pamje të dyfishtë kabinës që imiton pamjen e jashtme, pedale të aluminit dhe qilima të vecantë me prerje lëkurë.

Sa i përket fuqisë, G63 AMG ka një motor 4.0 litërsh V8 tëin-turbo, që gjeneron 585 PS, por Lumma Design thotë se do të ketë përmirësime edhe në performancë dhe do të zbulohen së shpejti.

Ndërkohë, Mercedes-AMG G63 po përgaditet për premierën botërorë javën e ardhshme në Gjenevë. /IndeksOnline/