Pa kabinetin qeveritarë, e me numër minimal të deputetëve, përfundoi seanca e Kuvendit

Ka përfunduar pas disa orësh seanca e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët nga partitë politike të pozitës e opozitës, diskutuan në lidhje me situatën e menaxhimit të pandemisë Covid-19, raporton IndeksOnline.
Ndonëse orët e fundit të debatit, u zhvilluan pa përfaqësim nga kabineti qeveritarë, deputetët e pozitës e opozitës, kritikuan njëri tjetrin, se kush është më shumë fajtor për gjendjen e rënduar në vend në këta muajt e fundit në veçanti, raporton IndeksOnline.
Ndërsa në fund deputetët përveç që shpalosën qëndrimet e tyre, nuk u morë asnjë vendim apo nukj u dha asnjë deklaratë e përbashkët se si të veprohet tutje./IndeksOnline/