Pa kaluar 24 orë, Era Istrefi dhe Ledri shënojnë sukses me hitin “T’lo” – disa pamje nga xhirimet e klipit!

Era Istrefi është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore dhe këtë herë në bashkëpunim me reperin e njohur Ledri Vula.

Dy yjet shqiptare kanë publikuar së fundmi disa fotografi ekskluzive nga prapaskenat e projektit të tyre të ri muzikor me titull “T’LO”, duke ndezur rrjetet sociale dhe krijuar pritshmëri të mëdha tek fansat.
Pa kaluar as 24 orë nga publikimi, “T’LO” numëron pothuajse 1 milion klikime. /Indeksonline/
