75 Mall Live Search
14:00 / E Enjte, 10 Prill 2025 / AR

Pa kaluar as 10 ditë, kënga e 2Ton dhe Ermalit arrin gati 4 milionë klikime

Kënga më e re nga 2Ton dhe Ermal Fejzullahu, me titullin “Si bora”, po thyen rekorde në platformën YouTube.

Pa kaluar as 10 ditë nga publikimi, projekti muzikor ka arritur afro 4 milionë klikime, duke u shndërruar në një hit të padiskutueshëm pranveror, shkruan Indeksonline.

Bashkëpunimi mes dy artistëve të njohur është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku, ndërsa komentet pozitive dhe shpërndarjet në rrjete sociale nuk kanë munguar.

Ky sukses tregon edhe një herë fuqinë që kanë 2Ton dhe Ermal Fejzullahu për të krijuar këngë që i rezistojnë kohës dhe që kapin zemrat e publikut që në dëgjimin e parë./Indeksonline/