15:34 / E Premte, 05 Gusht 2022 / MSH

Pa kapak e pa afat skadence, kështu shitet qumështi në një dyqan të Prishtinës

Në një nga dyqanet e kryeqytetit është hasur një pako me qumësht, i cili ka qenë pa kapak dhe pa të dhëna mbi afatin e skadencës, raporton Indeksonline.

Mos vendosja e afatit të skadencës dhe kapakut mund të ketë qenë gabim teknik gjatë procesit të prodhimit.

Megjithatë, qumështi në gjendje të tillë është vendosur në raft për shitje.

Teksa një pako e së njëjtës kompani të qumështit ka pasur edhe kapakun edhe afatin e skadencës, pakos tjetër i kanë munguar.

Kjo të pamundëson të dish se kur është prodhuar, sa mund ta përdorësh në kushte normale, por edhe ta lësh të ekspozuar ndaj baktereve për shkak të mungesës së kapakut.