Pa kolona në pikat kufitare të Kosovës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nuk është shënuar asnjë kolonë në asnjërën nga pikat kufitare të vendit.
Sipas njoftimit të kësaj qendre, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet në të gjitha pikëkalimet kufitare të Kosovës, si në hyrje ashtu edhe në dalje, janë nga 3 deri në 10 minuta.
Edhe pse fluksi i udhëtarëve është paksa më i lartë në disa pika kufitare, si Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, Jarinje dhe Merdarë, pritjet nuk i kalojnë 10 minuta.

