75 Mall Live Search
14:56 / E Shtunë, 08 Janar 2022 / A. M.

Pa koment/ E lejon fëmijën të vozisë në rrugët e Kosovës: Shkele, nja ma pak, tybe send s’po vyejnë!

Një veprim aspak të hijshëm ka bërë një person duke lejuar një të mitur të ngasë veturën.

Bëhet fjalë për Avni Tullarin, i cili shihet në një video të siguruar nga “Indeksonline”, duke rekomanduar fëmijën të vozisë automjetin.

Madje, ai shkon edhe më larg. I thotë që ta godas dikë më veturë.

“Bos… shkele, nja ma pak. Tybe send s’po vyn. Shkele shlirë. Këtu me shkelë është shumë normale”, dëgjohet duke thënë ai.

Kujtojmë se javën e kaluar, vdiq një 14 vjeçar që po voziste veturën në Suharekë.

Në Grejkoc të Suharekës kishte ndodhur një vetaksident që për pasojë kishte vdekjen e të riut.

Leon Kurtishaj ka humbur jetën pasi që vetura të cilën po e drejtonte humbi kontrollen. /Indeksonline/