75 Mall Live Search
21:32 / E Premte, 04 Nëntor 2022 / MSH

PA KOMENT: Pacientët në pritje për t’u operuar, punëtorët s’i ndalin punimet!

Ngjarjet e çuditshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk kanë fund.

Kësaj radhe, në Bllokun Operativ të Klinikës Ortopedike, disa pacientë janë përballur me një shqetësim të jashtëzakonshëm.

Në këtë bllok, i cili është duke u renovuar, pacientët janë ekspozuar në pluhurin e prerjes së qeramikave dhe montimit të dyerve, me punëtorët që nuk e ndalin punën, sidomos në një fazë shumë të rëndësishme të mjekimit, e që është nevoja e pastërtisë përpara hyrjes në sallën operuese.

Një familjar i një pacienti ka thënë se është shqetësuar me këtë gjendje të Klinikës.

“Pacientët duke pritë me hi në sallë me u operu, e punëtorët duke prerë me shllajfericë brenda, duke ngjitë dyert. Krejt pluhur, të mbytke kolli, e aty i vendosnin pacientin e operuar” deklaroi ai për Indeksonline.

Puna në këtë Bllok Operativ u ndalua më herët, pas gjetjeve të Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit, se i njëjti nuk plotëson kushtet sanitare dhe higjienike për ushtrim të veprimtarisë si sallë operative./Indeksonline/