75 Mall Live Search
10:20 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pa koment: Pamje e tmerrshme e lumit të Istogut

Lumi i Istogut nuk do shumë fjalë për të përshkruar gjendjen e tij, shkruan Indeksonline.

Në disa fotografi që kanë dërguar lexuesit në Indeksonlinet ky lumë është në gjendje të tmerrshme nga plehrat.

Në bazë të fotove njëra anë e lumit është e mbuluar tërësisht nga plehrat.

Fakti që lumi i Istogut, i njohur edhe si Burimi i Istogut,  është shndërruar në një pikë turistike për vendin, e bën edhe më shqetësuese.

Në bazë të të dhënave burimi i Istogut ka 2.500 litra ujë në sekondë dhe buron në lartësi mbidetare 480 metra./Indeksonline/