11:07 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pa komplekse dhe krejtësisht natyrale, Alicia Keys tregon pse vendosi të shfaqej mbrëmë pa grim!

Alicia Keys ishte ajo që prezentoi ceremoninë e Grammy Awards për vitin 2019, por u shfaq më ndryshe se sa yjet e tjerë që morën pjesë. Derisa të gjitha femrat e famshme ishin të modifikuara nga grimi, ajo vendosi të shfaqej krejtësisht natyrale.

Artistja e famshme që mbërrijti në tapetin e kuq në Los Angeles me një fustan të kuq tha se ky vendim ishte mënyra më e mirë për ta shfaqur vetveten, shkruan Indeksonline.

“Ndjej që dua një lëkurë të pastër, të thjeshtë dhe të mirëmbajtur. Dua që të ndihem vetvetja.”- u shpreh Alicia.

Alicia e filloi ceremoninë me fjalimin e saj bashkë më disa artistë si Jennifer Lopez, Jada Pinkett Smith, Lady Gaga dhe ish zonjën e parë të Amerikës, Michelle Obama./Indeksonline/