12:07 / E Hënë, 23 Janar 2023 / MSH

Pa kuorum, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mungesa e kuorumit ka bërë që mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të deshtojë.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të shqyrtohen rreth 60 pika të rendit të ditës për seancën e ardhshme, si dhe pika të mbetura nga seancat e kaluara.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se opozita s’i ka numrat për të bërë kuorumin në Kuvend, që sipas tij, i takon Lëvizjes Vetëvendosje.

I pyetur për Projektligjin për Trustin, Tahiri u shpreh se ishte debat i madh pas kërkesave dhe presionit të madh të shoqërisë.

“Atë ditë, secili deputet e ka ndje të thotë diçka sepse presionin e kemi pasur shumë të madh. Në kohë krize kur po kalojnë qytetarët e Republikës së Kosovës, kërkesë e tyre ka qenë të votohet Trusti”, tha ai.