Pa lëvizje nga qëndrimet, deputetët nesër tentojnë për herë të 29-të konstituimin e Kuvendit

As pas përpjekjes së 28-të nuk është arritur konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Mungesa e arritjes së një marrëveshje politike mes partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Vetëvendosjes dhe partive opozitare ka bërë që vendi të futet në krizë të thelle institucionale, raporton IndeksOnline.
Vetëvendosjes që disa seanca po bën përpjekje për votim të një komisioni i cili do të mbikëqyrte një votimi të fshehtë, përmes të cilit do të zgjidhej e propozuara e kësaj partie për postin e kryeparlamentarit.
Përpjekja për votim të fshehtë të Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit po refuzohet ashpër nga opozita.
Kjo situatë ka bërë që edhe pas seancës së 28-të mos të kemi konstituim të Kuvendit.
Seanca e radhës do të mbahet të hënën në ora 11:00, deri me tani nuk kemi parë asnjë lëvizje për dalje nga ky ngërç, duke lënë të kuptohet se as në seancën e 29-të nuk do të kemi konstituim të Kuvendit. /IndeksOnline/