Pa maska dhe pa distancë/ “Brit Awards 2021” do të ketë 4 mijë pjesëmarrës

“BRIT Awards 2021” do të ketë mbi 4000 anëtar të audiencës, të cilëve nuk do t’u kërkohet të mbajnë maska apo distancë mes vete.
Kjo është ngjarja e parë e madhe e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Indeksonline.
Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë me vete testin negativ përpara se të bëhet pjesë e shfaqjes.
Dua Lipa e cila është e nominuar për tre çmime tha se ky vit ishte një vit i gjatë, i vështirë për të gjithë. Jam e kënaqur me heronjtë tanë që janë kujdesur shumë për ne gjatë kësaj kohe dhe vazhdojnë ta bëjnë atë.
Jack Whitehall është si mikpritës i BRIT për të katërtën herë.
Ndër këngëtarët që do të përformojnë janë Dua, Arlo, Griff dhe Headie One./Indeksonline/