Pa maska e shpërfillje totale distance, ndodh në Zym të Hasit

Kohët e fundit në mbarë vendin janë rritur ndjeshëm rastet e personave të prekur me Covid-19, raporton IndeksOnline.
Shifrat tashmë po kalojnë numrin 200 të të prekurve brenda ditës e nga ana tjetër thirrjet e institucioneve janë të vazhdueshme që të respektohet distanca e të vendosen maskat.
Por kjo duket të ketë hasur në veshtë të shurdhër për banorët e Zymit të Hasnit.
Në fotografit e dërguar në adresë të IndeksOnline, shihet se si në shkollën e këtij fshati, nxënës e prindër, janë pa maska e shumë pranë njëri-tjetrit, duke shpërfillur kështu tërësisht rekomandimet e institucioneve shëndetësore.
Shto këtu faktin se një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve e nxënësve kanë rezultar pozitivë me Covid-19, që nga fillimi i hapjes së shkollave më 14 shtator.
Nga ana tjetër shtrëngim i masave është paralajmëruar edhe nga ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj./IndeksOnline/
IndeksOnline ju sjell pamje:

