Pa maska në rrugë: Nga sot në fuqi masat e reja në Shqipëri

Qytetarët në Shqipëri do të jenë më të çliruar nga masat anti-COVID duke nisur nga dita e sotme, 1 qershor.
Ora policore do shtyhet në orën 23:00, maskat nuk do mbahen më në rrugë, hapen pjesërisht stadiumet, teatro, kinematë por do mbahen mbyllur klubet e natës dhe diskot.
Ndërsa, nga një korriku ora policore do të shkojë deri në mesnatë, raporton Tch.
Komiteti Teknik i Ekspertëve prezantoi para disa ditësh planin e masave lehtësuese, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.