21:11 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / C E

Pa Messin një skuadër e rëndomtë, Barca merr një pikë ndaj Eibarit

Barcelona e mbyll vitin me barazim.

Katalonasit nuk kanë mundur të marrin më shumë se një pikë në ndeshjen në Camp Nou duke barazuar 1-1 me Eibarin.

Barca fillimisht pati dy raste të mira me Breithëaite. Sulmuesi i Barcës dështoi nga pika e bardhë në minutën e tetë dhe iu anulua nga VAR një gol në minutën e 25-të.

Eibar kaloi në epërsi në minutën e 57-të të ndeshjes me golin e shënuar nga Kike.

Rezultatin e barazoi Dembele në minutën e 67-të të ndeshjes.

Në këtë sfidë nuk ishte i pranishëm Leo Messi që kishte pësuar një lëndim të lehtë në stërvitje.

Me këtë barazim, Barca mbetet në vendin e gjashtë me 25 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/