75 Mall Live Search
11:00 / E Diele, 21 Shtator 2025 / b l

“Pa ndal për Ferizajn, Hyzri Kamenica, synon fitoren bashkë me Agim Aliun

Hyzri Kamenica është kandidat nga radhët e PDK-së për Kuvendin Komunal të Ferizajt.

Në takimet e fundit, ai ka marrë mbështetje të madhe kudo në Ferizaj. Kamenica është magjistër i Shkencave Politike, dhe kontabilist i mirënjohur.

Ai mban numrin 26 në listën e kandidatëve të PDK-së për Kuvendin Komunal të Ferizajt.

Kamenica ka qenë kryetar i komisionit “Plani i punës së Kuvendit” për 4 vitet e mandatit, dhe anëtar i Komisionit për shpërndarjen e banesave sociale.

Pjesë nga biografia e tij:

✅ I diplomuar në Ekonomi – drejtimi Administrim Biznesi
✅ Magjistër i Shkencave Politike – drejtimi Diplomaci
✅ Kontabilist i mirënjohur
✅ I certifikuar si këshilltar tatimor nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar (KKRF)
✅ I certifikuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit (KRPP) me certifikatën profesionale të prokurimit
✅ I licencuar nga Ministria e Drejtësisë si ekspert i prokurimit
✅ I certifikuar nga Oda Ekonomike e Kosovës si specialist themelor për siguri dhe shëndet në punë

🔹 Përvoja dhe profesionalizmi im janë në shërbim të transparencës, llogaridhënies dhe zhvillimit të qëndrueshëm.