Pa ndërhyrje dhe efekte, kështu dukej Armina Mevlani para dhjetë vitesh
Në rrjete sociale po bën bujë sfida e të postuarit fotografi para dhjetë vitesh.
Këtë sfidë e ka pranuar edhe blogerja shqiptare, Armina Mevlani.

Ajo ka postuar disa storje, ku tregon se si dukej para një dekade. Imazhe këto krejt ndryshe nga ato që publikon sot blogerja.

Pa efekte, me një stil të thjeshtë dhe pa ndërhyrje, kjo ishte Armina Mevlani./Indeksonline/
