75 Mall Live Search
19:11 / E Diele, 25 Shkurt 2024 / G T

Pa nëntë lojtarë kryesor, Liverpooli ngritë në qiell titullin e Carabao Cup

Skuadra e Liverpoolit arriti fitore të madhe në ndeshjen finale të Carabao Cup ndaj Chelseat me rezultatin minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi mbrojtësi i Kombëtares së Holandës, Virgil Van Dijk pak minuta para se të përfundote vazhdimi i dytë i takimit, shkruan Indeksonline

Jurgen Klopp këtë finale e fitoi pothuajse pa nëntë lojtarët kryesor, duke përfshi: Alissonin, Trent-Arnoldin, Matipin, Thiago Alcantaran, Diogo Jotan, Darëinin etj.

Kujtojmë që ky ishte titulli i 8-të i Jurgen Kloppit si trajner i Liverpoolit./Indeksonline/