S’ka operacion shpëtimi për të mbijetuarit e sulmit në teatrin në Mariupol

Përpjekjet për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat e një teatri të shkatërruar në Mariupol të Ukrainës, po pengohen nga prishja e plotë e shërbimeve sociale në qytet, si dhe nga rreziqet e sulmeve të mëtejshme ruse.
Kështu ka deklaruar ish-kreu i administratës rajonale të Donetskut, Sergiy Taruta.
“Njerëzit po bëjnë gjithçka vetë. Miqtë e mi shkuan për të ndihmuar, por për shkak të granatimeve të vazhdueshme, nuk ishte e sigurt. Njerëzit po pastrojnë vetë rrënojat. Nuk ka asnjë operacion shpëtimi, sepse të gjitha shërbimet që supozohet të shpëtojnë njerëzit, t’i trajtojnë, t’i varrosin, këto shërbime nuk ekzistojnë më”, tha Taruta.
Që kur teatri u sulmua mbrëmë, ka pasur shumë pak mundësi për të ndihmuar dhe shpëtuar të ngujuarit në rrenoja.
Taruta tha se ishin rreth 1,300 njerëz të strehuar në teatër,130 prej të cilëve ishin shpëtuar deri më tani.
Teatri ishte duke shërbyer si vendstrehim për mbi 1000 mijë njerëz, kryesisht gra dhef ëmijë, të cilëve u ishte pamundësuar largimi nga qyteti.
Sipas autoriteteve ukrainase, qyteti i Mariupolit është shkatërruar gati 90%.