75 Mall Live Search
16:43 / E Shtunë, 22 Nëntor 2025 / B XH

Pa paga, punëtorët e RTK-së në grevë nga e hëna

Punonjësit e RTK-së do të hyjnë në grevë të përgjithshme nga e hëna, çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00.

Greva sipas Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së vjen pas kërkesash të injoruara dhe pagave të bllokuara.

Sindikata kërkon një qëndrim të qartë nga Menaxhmenti për mosmbulimin e fushatës zgjedhore, dhe paralajmëron bojkot nëse nuk merret një vendim. Po ashtu, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Ministria e Financave.