“Pa paga s’ka punë”, punëtorët e RTK-së që 24 ditë pa paga, futen në grevë dy orëshe
“Greva është zëri ynë”, “Pa paga s’ka punë”, “Rrogën tonë e kërkojmë”, janë disa nga pankartat të cilat punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) po i mbajnë në duar teksa paralajmëruan se nga sot janë futur në grevën e përgjithshme.
Punëtorët e RTK-së janë futur në ditën e 24 të muajit nëntor dhe ende nuk kanë marrë pagat e tyre.
Ata që nga fillimi i muajit kanë kërkuar nga Qeveria që të bëhet një zgjidhje, por kjo ende nuk ka ndodhur, e të njëjtit iu ishin drejtuar të gjitha institucioneve të vendit, por edhe këtu pa ndonjë rezultat.
Ata kanë paralajmëruar se greva e filluar nga ora 11:00 do të vazhdojë deri në ora 13:00./Indeksonline/

