(Pa) Paragjykimi i ekonomisë

Shkruan, Valon Osmani
Në Kosovë, njerëzit shpresuan se mirëqenja e tyre do të përmirësohej me ardhjën e një qeverie të re në pushtet. Për ta konstatuar shpresën e njerëzve, vlen të shikohet numri i lartë i votave që qeveria
aktuale i fitoj në zgjedhjet qëndrore. Pavarësisht fitorës bindëse në ato zgjedhje, suksesi ishte i shkurtë dhe disa muaj më vonë, në zgjedhjet lokale situata ndryshoj. Me gjasë pritshmëritë e
njerëzve filluan të zbehen, prandaj humbësit më të mëdhenjë në zgjedhjet lokale u bënë pikërisht fituesit e zgjedhjeve qëndrore.
Meund të thuhet me lehtësi se zotimet e qeverisë aktuale lidhur me përmirësimin e situatës, të cilat i shprehnin në të kaluarën përmes aktiviteteve politike, kanë qenë të rreme. Sikur të ishte ndryshe,
çfarë do ta ndalonte këtë qeveri të fitoj bindshëm në zgjedhjet lokale kur votuesit veç ua kishin dhënë kompetencat dhe numrat e nevojshëm për realizimin e zotimeve në veprime konkrete, përmes votimit të ligjeve në Kuvend dhe jo vetëm?
Tash e disa kohë, përkrahësit e qeverisë aktuale lavdërohen publikisht se ardhja e tyre në pushtet ka bërë që Kosova të shënoj rritje ekonomike të konsiderueshme. Kjo rritje është e vërtetë! Mirëpo,
përkundër këtij fakti, Kosova vazhdon të mbetet ndër vendet më të varfëra në Evropë ndërsa afërsisht shumica e popullatës shprehen se papunësia konsiderohet një prej sfidave kryesore për vendin dhe lidhet drejtëpërdrejtë me varfërinë.
Megjithë besimin e fituar nga votuesit, (pa) me dashje kjo qeveri nuk ka treguar se rritja ekonomike e shumë reklamuar llogaritet me periudhën kohore gjatë së cilës aktiviteti ekonomik, përshkak të
pandemisë, ka qenë i kufizuar. Për ta ilustruar këtë situatë, do të ishte e rrugës të merret një biznes
– që për arsye të pandemisë është dashur ta ndërpres aktivitetin ekonomik. Padyshim, se me rikthimin të biznesit në normalitet (pra funksionimit normal para se të filloj pandemia), shënimet e
kontabilitetit do të rezultonin me aktivitet të shtuar ekonomik në krahasim me kohën kur biznesi ishte i mbyllur.
Pra, rritja ekonomike e tanishme është e pamjaftueshme të përkthehet në zhvillim të qëndrueshëm për Kosovën dhe nuk ka vjen sepse është reformë substanciale në ekonomi – edhe pse ashtu na paraqitet. Porse kryesisht ka ardhur përshkak të rikthimit të aktivitetit ekonomik si pasojë e
lehtësimit të masave, remitancave të diasporës dhe kërkesës që gjenerohet në vendet me të cilat Kosova ka bashkëpunim tregëtar. Në këtë kontekst, konstatoj se ritmi i rritjes ekonomike do të ndodhte pa marrë parasysh qeverisjen. Veçse kontribuesit e lartëcekur të zhvillimit nuk do të duhej
të preken!
Në anën tjetër, deficiti tregëtar vazhdon edhe pse eksporti i metaleve dhe mineraleve është rritur.
Kurse, produktet e importuara janë me rritje të çmimeve, gjë që më së shumti do t’i prek shtresat e varfëra të shoqërisë, duke mos i kursyer as personat me aftësi të kufizuara.
Përkundër kësaj situate, njerëzit përpiqen të jetojnë normalisht dhe, për dallim me Shqipërinë, rritjen e çmimeve nuk po e kundërshtojnë me ndonjë protestë masive. Në këtë rast, qeveria duhet ta
shfrytëzoj situatën e krijuar dhe, para se të na spjegoj arsyen për ngritjën e çmimeve, të gjejë mënyrat ta zbusë inflacionin.
Me gjithë arsyet për të qenë pesimist, njerëzit po shprehen të gatshëm t’i përgjigjën pozitivisht ofrimit të mundësive për punësim dhe, ky fakt, nuk bënë të keqpërdoret nga kjo qeveri sepse shumë
shpejtë gatishmëria ka mundësi të kthehet në dëshprim. Edhe pse momentalisht dy të tretat e
njerëzve që janë pyetur kanë treguar gatishmëri të avansohen profesionalisht në mënyrë që të punësohen, në Kosovë kemi pasur shumë shembuj kur njerëzit kanë zgjedhur të largohen në shtetet
e jashtme për arsye se perspektiva e brendshme ka munguar.
Mungesa e kësaj perspektive në Kosovë, që ka shtyrë njerëzit të kërkojnë jetesë më të mire, siç vërehet i është kthyer pozitivisht vendit në remitanca, por nuk do të thotë se është strategji e mirë për tu ndjekur sepse, krahasuar me vitet e më hershme, sot në shtetet e Evropës konkurenca për
punësim është më e madhe. Gjithashtu, secili njeri që kërkon perspektivë në shtetet e jashtme do të konkurojë me shtetas nga vende më të zhvilluara se Kosova dhe kjo nuk është aspak e lehtë.
Përfundimisht, nuk është e nevojshme që zgjedhjet e reja të ia vërtetojnë qeverisë zhgënjimin e
njerëzve, madje as të atyre që i kanë votuar, sepse qëllimi tashmë është arritur. Treguesi më i mirë
për qeverinë është paaftësia për ta përsëritur suksesin në zgjedhjet lokale. Meqenëse votuesit i
dhanë besimin për të qeverisur, implementimi i zotimeve të shprehura para disa viteve do të duhej të ishte qëllim në vetvete, e asnjëherë zhgënjimi.
Për ta renditur Kosovën më mirë ekonomikisht dhe njëkohësisht ta zvogëlojë varfërinë, qeveria
përmes politikave publike dhe ekonomike synimin duhet ta orientojë në mbajtjen e inflacionit në
kontroll sepse pamundësia për t’i rritur pagat dhe kështu ta kompenzoj ngritjen e çmimeve tashmë
evidentohet pa problem. Si rrjedhojë e deficitit tregëtar, çdo ngritje e çmimeve të produkteve të importuara do të bartet tek shtresat më të varfëra të shoqërisë, pa i përjashtuar personat me aftësi
të kufizuara.
Gjetja e një zgjidhje është domosdoshmëri sepse Kosova është e të gjithëve pa dallim. Prandaj zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, siç ndodh në vendet e zhvilluara në Evropë, është shembulli që
duhet synuar. Vetëm në këtë mënyrë, ky vend do të bëhej i jetueshëm për të gjithë njerëzit.
Përndryshe, e kaluara na ka mësuar se përkundër vështërsive njerëzit gjejnë opsione për tu larguar
nga Kosova. Andaj, kjo gjë duhet ndalur!