Pa problem edhe pa Ronaldon, goli i Manes vendimtar në fitoren e Al-Nassr
Al-Nassr ka fituar ndeshjen e pestë radhazi në “Saudi Pro League”.
Ata e mposhtën Al-Riyadh, me rezultat minimal duke vazhduar formën e tyre të mirë.
Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar senegalezi, Sadio Mane në minutën e 40-të.
Ndeshja e sotme e Al-Nassrit është e para pa Cristiano Ronaldon, i cili mori vëmendje pas kritikave të tij ndaj “Public Investment Fund”, rreth transferimit të Karim Benzemas te Al-Hilali.
Al-Nassr, me këtë fitore ngjitet në krye të tabelës në “Saudi Pro League”, me 46 pikë aq sa lideri i deritanishëm, Al-Hilal./IndeksOnline/

