75 Mall Live Search
22:08 / E Martë, 30 Dhjetor 2025 / L A

Pa problem edhe për Senegalin e Kongon, kalojnë tutje

Kanë përfunduar edhe ndeshjet e mbetura të ditës së sotme në Kupën e Afrikës.

Janë Senegali dhe Kongo, dy kombëtaret e radhës që siguruan kualifikimin në grupin e tyre, pasi mposhtën Beninin dhe Botswanan.

“Luanët e Terangas”, fituan me rezultat 0-3 pas golave të Seck, Diallo dhe Ndiaye ndërsa Kongo me rezultat 0-3, me golat e Mbukus dhe Kakutas (2 gola).

Senegali është ajo që e kryeson grupin D me 7 pikë, aq sa Kongo në vend të dytë ndërsa nuk dihet ende fati i Beninit, pasi mundet të kualifikohet si vend i tretë./IndeksOnline/