“Pa Rodrin është vështirë”, Pep Guardiola pas humbjes ndaj Spurs: Imagjinoni po të isha pa Messin gjithë sezonin!

Skuadra e Manchester Cityt pësoi humbje në javën e 12-të në Premier League ndaj Tottenham Hotspur me shifrat 0:4.
Pep Guardiola është duke thyer një rekord negativ, pasi ka pesë ndeshje radhazi që është mposhtur me Manchester Cityn në të gjitha garat, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, trajneri spanjoll tregoi se skuadra e tij po e ndjen mungesën e Rodrit, i cili së fundmi është fitues i “Topit të Artë”.
“Ne jemi pa Rodrin, na mungon. Lojtari më i mirë në botë. Imagjinoni kohën time te Barcelona, po të isha pa Messin gjithë sezonin, lojtarin më të mirë në botë. A mendoni që ne do fitonim tripletën? Jo nuk mendoj”, u shpreh Pep Guardiola
Kujtojmë që Manchester City tani është në pozitën e dytë në tabelë në Premier League me 23 pikë./Indeksonline/
🔵⚠️ Pep Guardiola on injuries: "We’re without Rodri, we miss him… the best player in the world. Imagine our period in Barcelona, Messi was the best player, playing that season without Messi?".
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 23, 2024
"Do you think we would win the Treble? I don’t think so". pic.twitter.com/BEI1oYG3MG