22:23 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Pa Ronaldon e pa plot yje, Juve shëtit në Itali sikur nëpër pyje

Juventusi e ka kaluar pa problem edhe sfidën e radhës në Serie A. Skuadra e Allegrit e ka mposhtur me lehtësi Udinesen me rezultat 4-1.

Pa Ronaldon e shumë yje në lojë, Juventusi s’ka hasur në problem as këtë ndeshje. Michael Kean ishte lojtari i ndeshjes duke shënuar dy gola që në pjesën e parë.

Can e Matuidi realizuan edhe dy gola në pjesën e dytë për fitoren e sigurtë. Lasagna në fund të ndeshjes shënoi golin e nderit për mysafirët.

Më këtë fitore, Juventis që tani mund të llogaritet si kampion në Serie A./Indeksonline/