16:52 / E Premte, 24 Qershor 2022 / MSH

Pa rrymë e me gjeneratorë për tri orë, Kurtishaj: Bizneset dhe sektori privat heronj të zhvillimit ekonomik

Kryetari i Shoqatës së Transportit rrugor të qytetarëve, Ruzhdi Kurtishaj, është ankuar për mungesën e energjisë elektrike.

Në facebookun e tij, ai ka publikuar një video të dy gjeneratorëve, të cilët, sipas Kuritshajt,kanë tri orë që janë të ndezur, për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Të njëjtit, funksionojnë me naftë.

“Paramendoni në qershor të vitit 2022 me gjeneratora me bë biznes, në temperatura 31 gradë, që 3 orë pa rrymë, e ku çmimi i 1 litre naftë është sot 1.90 Euro. Bizneset e Kosovës dhe sektori privat janë heronj të punësimit dhe atij pak zhvillimi ekonomik” ka shkruar ai në facebook.