75 Mall Live Search
15:44 / E Shtunë, 05 Mars 2022 / MSH

Pa rrymë, ujë e ngrohje, Mariupoli i Ukrainës në gjendje të mjeruar

Qytetit Mariupol në Ukrainë, njëjtë si Volnovakha, iu shty evakuimi këtë mëngjes.

Një punonjës i shoqatës bamirëse mjekësore Médecins Sans Frontières (MSF) ka përshkruar situatën atje për BBC.

“Këtë natë granatimet ishin gjithnjë e më afër” ka thënë ai.

“Dje mblodhëm ujin e borës dhe shiut për të pasur pak ujë, u përpoqëm të merrnim ujë falas sot, por radha ishte e madhe. Sipas njerëzve [të tjerë], shumë dyqane ushqimore u shkatërruan nga raketat dhe gjërat e mbetura u morën nga njerëzit në nevojë të dëshpëruar” kishte deklaruar punonjësi.

Ai gjithashtu shtoi se nuk ka energji, uje e as ngrohje në atë zone.

“Ende nuk ka energji, ujë, ngrohje dhe lidhje celulare. Askush nuk ka dëgjuar ende për ndonjë evakuim. Farmacitë janë pa ilaçna.”