Pa stadium dhe të gjitha ndeshjet si mysafir, Opoja me të gjitha fitore këtë vit në Ligën e Tretë

Opoja e ka nisur në mënyrë mjaftë të mirë gjysmën e dytë të sezonit të Ligën e Tretë të Kosovës, Grupi A.
Skuadra nga Dragashi ka fituar të gjitha katër ndeshjet e kësaj faze, dhe atë me rezultate të thella, shkruan Indeksonline.

Sot, Opoja ka mposhtur Lidhjen e Prizrenit me rezultat 5-0, në një ndeshje të dominuar në tërësi dhe me gola shumë të bukur.
Tri gola në këtë ndeshje i shënoi Fitim Sinani derisa nga një Besfort Najrami dhe Elbasan Bahtijari.
Në tre ndeshjet e para Opoja ka mposhtur Arbanën, Pashtrikun dhe Anadrininë.
Aktualisht ata gjenden në pozitën e tretë në tabelë me 19 pikë të grumbulluara në 11 javët e para.
Opoja po përballet me mungesë të stadiumit dhe të gjitha ndeshjet ka disa vite që i zhvillon në stadiume të ndryshme të regjionit të Prizrenit. /IndeksOnline/
