Pa tifozë Liverpooli s’ka fuqi!/ Tri ndeshje në ‘Anfield’ pa shënuar gol

Skuadra e Liverpoolit ka pësuar humbjen e dytë me radhë në stadiumin ‘Anfield’.
Kampioni i Premierligës u mposhtë mbrëmë me rezultat minimal 0 me 1 nga Brightonit, shkruan IndeksOnline.
Nuk ka ndodhur moti kohë, por skuadra e Jurgen Kloppit ka dështuar të shënoj gol në tri ndeshjet e fundit në Premierligë në stadiumin ‘Anfield’ [Liverpool 0-0 Manchester United, Liverpool 0-1 Burnley dhe Liverpool 0-1 Brighton].
Të gjithëve po i mungojnë tifozët në stadium, por duket se Liverpoolit më së shumti.
‘The Reds’ këtë sezon kanë grumbulluar 40 pikë në 22 ndeshje – dhe gjendet 7 pikë mbrapa liderit, Manchester City./IndeksOnline/