Pa u bërë 24 orë, Mozzik prek milionëshin e parë me hitin e ri “Madonna”

Mozzik në mesnatën e 26 qershorit publikoi këngën e re “Madonna”.
Kënga me tu dëgjuar u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale si nga adhuruesit ashtu edhe nga kolegët e tij të estradës shqiptare, transmeton Indeksonline.
Kjo ka rezultuar që Mozzik të arrijë 1 milion klikime në kanalin “Youtube” ende pa u bërë 24 orë.

Me një ritëm veror, të shpejtë e plotë adrenalinë, kënga padyshim do të kthehet në një hit të kësaj vere.
Por, kjo nuk është e tëra, pasi vetëm pas pak ditësh, Mozzik pritet të lansoj duetin me Kidën, dhe poashtu më vonë edhe albumin e ri./Indeksonline/