75 Mall Live Search
15:02 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pa u bërë 24 orë prej lansimit, Enca dhe Don Xhon arrijnë mbi 1 milion shikime

Dje në orën 17:00, u lansua kënga “Break Down”, nga Enca Haxhia në bashkëpunim me reperin nga Kosova, Don Xhon.

Kjo këngë bëri një bujë të madhe, sidomos për shkak të skenave të ‘nxehta’ të  videoklipit që nuk e lanë pa u komentuar nga fansat, shkruan Indeksonline.

Kënga e lansuar dje, ende pa u bërë 24 orë nga lansimi, ka arritur mbi 1 milion shikime në kanalin Youtube.

Ky projekt vazhdon të dëgjohet dhe të komentohet nga fansat e shumtë të dyshes. /IndeksOnline/