75 Mall Live Search
21:15 / E Martë, 16 Korrik 2024 / MSH

Pa viza në Tajlandë, Kurti thotë se pasaporta e Kosovës po fuqizohet

Tajlanda ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se pasaporta e Kosovës po fuqizohet.

“Pasaporta e Republikës sonë po vazhdon të fuqizohet përherë e më shumë. Tajlanda i shtohet listës së gjatë të shteteve në të cilat qytetarët tanë nga ky vit mund të udhëtojnë pa viza.  Zhvillim e progres brenda vendit. Dinjitet e afirmim jashtë vendit”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Lajmin për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës fillimisht e dha ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.