75 Mall Live Search
20:40 / E Mërkurë, 23 Tetor 2024 / Gj. Sh

Pa Xhakën në formacion startues, Leverkusen merr një barazim ndaj Brest

Brest dhe Bayer Leverkusen ka ndarë pikët në ndeshjen e javës së tretë të Ligës së Kampioneve.

Rezultati përfundimtar në ”Stade de Roudourou”, ishte i barabart 1-1, shkruan IndeksOnline.

Kampioni i Gjermanisë kaloi në epërsi në minutën e 24-të, me golin e Florian Wirtz.

Lees-Melou barazoi shifrat në minutën e 39-të, dhe ky ishte goli që vulosi rezultatin përfundimtar.

Vlen të përmendet se futbollisti kosovar, i cili është i nominuar për Topin e Artë, Granit Xhaka nuk ishte në formacion startues të Leverkusenit, por u inkuadrua në minutën e 63-të.

Edhe pas tre ndeshjeve, Brest dhe Leverkusen mbeten pa humbje, duke grumbulluar nga 7 pikë secila./IndeksOnline/