75 Mall Live Search
22:40 / E Diele, 12 Nëntor 2023 / C E

Pa Zhegroven dhe kapitenin, Kosova në lloq “e shkelë” Izraelin

Kosova ka marrë një fitore të vështirë në “Fadil Vokrri”.

Dardanët kanë mposhtur Izraelin me rezultat 1-0 në ndeshjen e fazës kualifikuese për Euro 2024.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Milot Rashica në minutën e 41-të.

Kosova pati edhe disa raste të mira shënimi por që nuk u konkretizuan.

Me këtë fitore, Kosova është në vendin e katërt me 10 pikë, një më pak se Izraeli derisa Romania me 16 pikë e Zvicra me 15 pikë kryesojnë grupin. /IndeksOnline/