21:12 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Paçarizi: Askush s’u mor me Malishevën, puna është shumë më serioze seç e keni mendu. Veproni!

Janë konfirmuar edhe 20 raste të reja me koronavirus, duke shkuar kështu numri i të infektuarve në 165.

Ndërsa, Malisheva është komuna më e prekur nga kjo pandemi.

Në lidhje me këtë ka reaguar përmes një postimi edhe profesori universitar, Rrahman Paçarizi.

Ai ka thënë se kjo kumunë u në dorë të udhëheqjes komunale, e s’u mor kush me të, transmeton Indeksonline.

Ndërsa ka bërë thirrje që të veprohet urgjentisht.

Ky është postimi i plotë i tij:

Qe ne fillim e kam ngrite alarmin se Malisheva mund te jete bombe biologjike. Nuk u mor kush me ate pune. Krejt u la ne dore te udheheqjes komunale. Komuna ka kapacitete te kufizuara financiare dhe burime njerezore te pamjaftueshme per me e trajtu nje situate te ketille. Duke qene edhe vete me origjine nga atje dhe duke pase kontakte e miq ne rrjetet sociale kam verejte se karantinimi nuk eshte respektu.

Thjesht eshte izolu Malisheva dhe qaq. Nderkohe njerezit organizonin ndeja neper oda, plot bashkatdhetare kane shetite neper familjare e miqasi e kane bo zijaret. Keto foto qe i kam pa une, i kane pa edhe ata qe kane obligim me nderhy. Malisheva eshte konsideru nje deponi berllogu tash e sa vjet dhe eshte mendu se mjafton me e izolu nga pjesa tjeter e vendit. Tash po e shihni sa serioze eshte situata. Minister Vitia qe te kemi lavderu perdite, puna eshte shume me serioze sec e keni mendu. Veproni!