Paçarizi falënderon Prizrenin: Kosova mundet ma mirë!

Partia Demokratike e Kosovës mbajti sot tubim në Prizren, ku me qindra qytetarë bashkëbiseduan rreth projekteve dhe investimeve që do ta bëjnë Kosovën më mirë, ashtu siç është edhe slogani i kësaj partie.
Shumë qytetarë biseduan nga afër me kandidatin për deputet nga kjo parti, Fetah Paçarizin, i cili i dëgjoi hallet e tyre dhe ua prezantoi programin qeverisës.
“PDK-ja dhe Kryeministri në ardhje, Bedri Hamza, mbeten të përkushtuar për sistem arsimor më cilësor si bazë për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme në vend”, u shpreh ai.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Fetah Paçarizi bartë numrin 89 në listën e PDK-së.
Ky është postimi i plotë i tij:
Tubim madhështor sonte me mësimdhënësit në Prizren, në prani të Kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe kandidatëve për deputetë, ku u theksua nevoja për investime në arsim dhe përmirësimin e kushteve për mësimdhënësit dhe nxënësit.
PDK-ja dhe Kryeministri në ardhje, Bedri Hamza, mbeten të përkushtuar për sistem arsimor më cilësor si bazë për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme në vend.
Kosova mundet ma mirë!