10:50 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Paçarizi: Mandati i kësaj qeverie është dialogu!

Jemi një dite pas zgjedhjeve të përkohshme parlamentare.

Qytetarët dje, shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, doli e para, duke lënë pas LDK-në dhe e treta doli PDK-ja.

Analisti politik, Rrahaman Paçarizi, ka thënë se Kosova është në një fazë të re të historisë, derisa humbësve u duhen ca ditë për këndëllje, nga ana tjetër VV-ja duhet ta marrë veten nga fitorja.

Kosova është në një fazë të re të historisë se saj shtalb. Partitë politike tash i pret punë e madhe. Qytetarët presin konstruktivitet. Humbësve u duhen ca ditë për këndellje, por VV si fituese nuk e kë këtë luks- VV duhet ta marre vetën nga fitorja dhe t’u ofrohet partnerëve dhe me konstruktivitet t’ua ofrojë planin qeverisës që në këtë konstelacion forcash duhet të jetë plan kompromisi sidomos në raport me LDK-në”, shkruan Paçarizi në llogarinë Facebook.

Ai thutje thotë se zhvillimet do të jenë më interesante në LDK, ndërsa mandati kësaj qeveria është dialogu.

“ Tash, zhvillimet në LDK do të jenë më interesante dhe determinuese për qeverinë e ardhshme. Përderisa në fushatë askush s’ka qenë i sinqertë, tash situata është tjetër, është konkrete dhe reale. Mandati i kësaj qeverie është dialogu – gjithçka tjetër është thellim i izolimit. Qytetarët e Kosovës ua kanë dhënë besimin këtyre partive për ta nxjerrë vendin nga izolimi. Prandaj vazhdoj me thanë që ka vend për kremte, por sa më të shkurtër. Pjesa tjetër është e mbushur me pune e sakrifice, me dhimbje ”./Indeksonline/