Pacientët ankohen se mjekët në Podujevë sot s’janë në punë, reagon drejtori i QKMF-së

Drejtori në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, Bajram Bajgora, ka reaguar ndaj raportimit të IndeksOnline për QKMF-në e Podujevës ku një qytetar është ankuar se nuk ka asnjë mjekë në repart dhe se një familjare e tij nga e shtuna nuk ka marrë vaksinimin kundër helmimit.
Sipas Bajgores gjithçka është në rregull me shërbimet, por që vaksinimi nuk punon sepse është ditë feste.
“Është e drejtë e juaja postimi por ju sqaroj se gjithçka është në rregull me shërbimet:2 ekipa janë në emergjencë,1 ekip kujdesi paliativ dhe 4 mjek në mjekësi familjare dhe storja është në korridor të vaksinimit dhe vaksinimi nuk punon sot ngase keni parasysh sot është ditë feste dhe sa për informacion edhe pse ditë feste unë jam nga ora 10 në zyrë ku ndodhem edhe tani”, ka thënë ai, transmeton IndeksOnline.