21:43 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Pacientët e Onkologjisë vazhdojnë t’i blejnë barnat

Mungesa e barnave vazhdon të jetë një prej problemeve kryesore me të cilën përballen pacientët e QKUK-së.

Një gjë e tillë vihet re edhe në Institutin Onkologjik.

Pacientët ankohen se po detyrohen të blejnë barnat nga xhepi i tyre.

“Po duhet me i ble (barnat), se nuk po gjinden. Në tri apoteka menxi i kena gjetë. Këto të miat po kushtojnë 37 euro e kish, të ktyne të tjerëve, ishin edhe më shtrenjtë“, tregon njëri prej pacientëve, duke kërkuar që bile barnat të mos i blejnë.

Edhe pacientët e tjerë thonë se janë të obliguar që vetë t’i blejnë barnat.

Ndërsa, në Institutin Onkologjik thonë se ka disa muaj që u mungojnë dy barna të pazëvendësueshme.

Kurse, në QKUK thonë se probleme të këtilla do të ketë derisa Ministria e Shëndetësisë të mos ia kalojë buxhetin kësaj Qendre Klinike.