Pacientët me COVID në Korenë e Veriut po i lënë të vdesin nga uria

Pacientët me COVID-19 në Korenë e Veriut po vendosen në ‘kampe karantine’ dhe janë lënë të vdesin nga uria, ka pohuar një aktivist, shkruan Daily Mail.
Raportet e mëtejshme sugjerojnë që njerëzit me simptoma të virusit ‘po lihen në shtëpitë e tyre pa ushqim’ dhe se autoritetet kanë djegur shumë trupa të viktimave Covid, transmeton Indeksonline.
Tim Peters, një aktivist i krishterë që drejton bamirësinë me bazë në Seul Helping Hands Korea, tha se burime në Korenë e Veriut pretendojnë se ‘kampet e karantinës’ të koronavirusit janë ngritur në qytete pranë kufirit kinez.
Por ata që janë të burgosur në kampe shpesh lihen pa kujdes mjekësor dhe uria është e madhe, tha ai./Indeksonline