75 Mall Live Search
10:11 / E Martë, 10 Maj 2022 / B O

Pacientët në ortopedi barten me duar dhe batanije në shkallë, lifti është jashtë funksionit!

Pamjet e fundit nga reparti i ortopedisë në QKUK janë shqetësuese.

Prishja e liftit kryesor ka bërë që pacientët në këtë repart të ngriten shkallëve me lëndime të ndryshme dhe me alternativa të tjera (batanije).

Pacientët janë ankuar se kjo situatë ka qenë gjatë vikendit të fundit dhe është edhe sot.

Indeksonline ka kontaktuar kompaninë që mirëmbanë liftat në QKUK, kompaninë Ejona.

Menaxheri i mirëmbajtjes së kompanisë ka konfirmuar për Indeksonline defektin në lifta.

“Është lift i vjetër mbi 20 vjet dhe është tejet i amortizuar. E kemi porosit një pjesë jashtë vendit dhe po presim që sot në mesditë të na arrijë për ta evituar defektin. Në fakt lifti punon, por ndodhë që ta humbë memorien dhe duhet me e resetu. Kjo situatë do tejkalohet së shpejti, besojmë që gjatë ditës. Në tre ditët e fundit ka patur prishje më serioze” ka thënë menaxheri i kompanisë Ejona për Indeksonline.