75 Mall Live Search
16:40 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Pacientët nuk guxojnë të hapin dritaren në QKUK, shkak mbeturinat e shumta

Oborri i QKUK-së duket se është shndërruar në një deponi të mbeturinave.

Në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se sa shumë papastërti në një pjesë të QKUK-së, transmeton Indeksonline.

Për shkak të erës së rëndë, pacientët që janë brenda nuk po munden të hapin dritaret që të marrin ajër të pastër.

Përkundër se ka kompani që merret me pastrimin e QKUK-së, duket se askush nuk po e bën atë./Indeksonline/

Image may contain: outdoor