12:05 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Pacientët presin me orë të tëra në Kardiologji, ka mungesë kirurgësh!

Mungesa e kirurgëve ka detyruar pacientë të shumtë të presin në korridorin e Klinikës së Kardiologjisë Invazive.

Pacientë të shumtë janë shprehur të zhgënjyer me mënyrën se si po funksionon kjo klinikë, ku ata detyrohet të presin me orë të tëra.

Atyre iu është thënë se kirurgët nisin punën në ora 11, por pavarësisht kësaj të njëjtit nuk kanë arritur ende në Klinikën Kardiologjike-Invazive.

 Indeksonline ka siguruar pamjet e pritjeve të gjata të pacientëve.

Ata thonë se situata të ngjashme janë të shpeshta në QKUK në këtë repart, por edhe në reparte të tjera./Indeksonline/