23:36 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Pacienti me koronavirus që është drejt shërimit tregon simptomat: Është si të ketë kafshuar qeni!

Pacienti Viktor Kola, i infektuar me Covid-19 dhe që është drejt shërimit, ka treguar për situatën e tij në 10 ditë qëndrimi në spital.

Ai ka rrëfyer këtë mbrëmje për emisionin Open, se koronavirusi, sipas tij, është një grip më i fortë sesa gripi normal.

Pyetjes se çfarë simptomash ka pasur ai i është përgjigjur:

“Kisha dhimbje fyti, pak temperaturë dhe dhimbje koke. Më shumë temperaturë ka pasur djali. Sonte është nata e 10-të që po kaloj në spital. Dua t’ju them se është pak më shumë se një grip i thjeshtë. Është si të ketë kafshuar qeni dhe ik, prandaj s’duhet të kemi panik”.

“Dua të falenderoj të gjithë mjekët për shërbimin e dhënë. Tani po pres të tamponin e dytë dhe ndihem shumë më mirë. I bindur që kjo situatë do kalojë sa më shpejt”, ka thënë ai më tej.