Pacienti pozitiv me koronavirus nga Ujmiri, jeton në Prishtinë

19 raste të reja janë konfirmuar me COVID19 në Kosovë, duke shkuar kështu numri i të infektuarve në 184.
Ndërsa bëhet e ditur se tashmë edhe një pacient i prekur nga ky virus ka vdekur, duke shkuar në 5 numri i viktimave, ndërsa kemi 6 pacientë të shëruar, shkruan Indeksonline.
Në mesin e rasteve që kanë rezultuar pozitiv, është edhe një person nga fshati Ujmir i komunës së Klinës.
Por, përmes një postimi të bërë në Facebook, drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Hekuran Sejdiu ka thënë se i njëjti person nuk jeton në Klinë.
Ky është postimi i tij:
Falë Zotit ,KLINA ka situatë Epidemiologjike stabile
Pacienti pozitiv nga UJMIRI jeton në Prishtinë por lutemi ta kalon sa më shpejtë .
“Kjo pa dyshim është meritë e kulturës së KLINASVE , të cilët po tregohen maksimalisht të pergjegjëshem dhe të kujdesëshem, karshi masava parandaluese kunder Covid 19”
Në kordinim më QKMF-në ,Policinë dhe IKSHP jemi
duke planifikuar veprimet tona dhe duke lokalizuar riskun eventual.
Ju lutemi qëndroni në shtëpi